Nga plazhi te kriketi, Pallati Kensington publikon momente të veçanta të Princit George me rastin e 13-vjetorit të lindjes

Jul 22, 2026 | 17:59

Princi George ka festuar 13-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast Pallati Kensington ka publikuar një video të veçantë, ku ai shfaqet duke luajtur kriket në plazh, si edhe duke eksploruar shkëmbinjtë gjatë pushimeve familjare në Cornwall, gjatë festës së Pashkëve.

Princi George (4)

Videoja u shoqërua me mesazhin: “Faleminderit për të gjitha urimet për ditëlindjen e George sot!”, ndërsa vjen vetëm pak orë pas publikimit të fotografisë së tij zyrtare të ditëlindjes.

Princi George (5)

Në fotografinë e realizuar nga fotografi Matt Porteous, menjëherë pas ceremonisë Trooping the Colour në Pallatin Kensington, George shfaqet i veshur me një këmishë të bardhë dhe kostum të errët.  Fotografia u shoqërua me mesazhin: “Gëzuar 13-vjetorin, George!” dhe një emoji festive.

Princi George (8)

Krahasuar me vitin e kaluar, fotografia e sivjetme ka një stil më formal. Në foton e një viti më parë, George ishte fotografuar në një ambient rural në Norfolk, i veshur me një jelek në stil fshati dhe me një byzylyk miqësie në dorë.

Pamja më e pjekur e princit vjen në një moment të rëndësishëm të jetës së tij, pasi tashmë është adoleshent dhe në shtator do të nisë arsimin e mesëm.

George do të ndjekë gjurmët e babait të tij, duke u regjistruar në Eton College, një nga shkollat private më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar, ku nxënësit zakonisht pranohen në moshën 13-vjeçare.

Kur ishte 18 vjeç, Princi William kishte treguar në një intervistë se e kishte shijuar periudhën e studimeve në Eton. Shkolla me konvikt për djem ndodhet gjithashtu pranë rezidencës së familjes së Uellsit në pronën mbretërore të Windsor.

Edhe xhaxhai i George, Princi Harry, si dhe stërxhaxhai i tij, Earl Spencer, kanë studiuar në Eton. George do të jetojë në një nga 25 konviktet e shkollës, ku secili strehon rreth 55 nxënës dhe drejtohet nga një përgjegjës i konviktit së bashku me stafin rezident.

Më herët ai ka ndjekur mësimet në Lambrook School në Berkshire, së bashku me motrën, Princeshën Charlotte, dhe vëllanë, Princin Louis.

Princi George (3)

Ashtu si për çdo fëmijë që nis shkollën e mesme, edhe për Princin George ky është një ndryshim i madh. Princi William dhe Princesha Catherine janë përpjekur të krijojnë për fëmijët e tyre një jetë familjare sa më normale në shtëpinë e tyre, Forest Lodge.

Megjithatë, George është rritur nën vëmendjen e vazhdueshme të publikut. Me kalimin e viteve, ai është përfshirë gradualisht në angazhimet publike të familjes mbretërore, duke shoqëruar, ndër të tjera, babanë e tij në aktivitete bamirësie për personat e pastrehë gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Në qershor, ai mori pjesë së bashku me Mbretin Charles III dhe anëtarë të tjerë të lartë të familjes mbretërore në paradën tradicionale Trooping the Colour në Londër, që organizohet për të shënuar ditëlindjen zyrtare të sovranit.

Ndërsa në fillim të këtij muaji, George u pa së bashku me prindërit e tij në ndeshjet e kampionatit të tenisit Wimbledon, duke vijuar kështu paraqitjet e tij në ngjarje të rëndësishme publike.

william kate king kate william william-kate elizabeth-kate-william-louis-charlotte-george-2 elizabeth-kate-william-louis-charlotte-george-1 william kate king uk kate william krishtlindja (9) kate william krishtlindja (2)

© Panorama.al

Te lidhura