Aksidenti tragjik në Unazën e Madhe, Policia jep detaje: Një person humbi jetën në vendngjarje, dy të plagosur në spital! Viktima ende i paidentifikuar

Jul 22, 2026 | 17:47

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut, në Unazën e Madhe.

aksidenti teg betonierja (1)

Sipas uniformave blu, rreth orës 16:20, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet dhe si pasojë e përplasjes, kamioni ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

aksidenti teg betonierja (2)

Policia bën me dije se dy personat që ndodheshin në kamion janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për të përcaktuar nëse viktima ishte drejtuesi i mjetit apo pasagjeri.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër tip “Audi”, shtetasi me iniciale R. N., rreth 28 vjeç, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.43.36(1)

Ndërkohë, sipas raportimeve nga gazetarja Xhensila Kodra, dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë ka qenë me shpejtësi të lartë në momentin kur iu afrua rrethrrotullimit, ku duhej të ndalonte për t’u dhënë përparësi automjeteve që qarkullonin brenda tij. Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë konstatuar shenja të forta frenimi në asfalt.

Në të njëjtën kohë, automjeti tip “Audi” kishte hyrë në rrethrrotullim. Betonieria është përplasur me të në anën e djathtë dhe, si pasojë e përplasjes, ka dalë nga rruga duke përfunduar poshtë rrethit-mbikalim, në autostradën që kalon poshtë tij.

WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.43.36 WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.33.00(3) WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.33.00(2) WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.33.00(1) WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.33.01 WhatsApp Image 2026-07-22 at 16.33.00

© Panorama.al

Te lidhura