Ish-deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia është emëruar zv.ministër i Brendshëm.

Xhemal Qefalia kandidoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, por nuk arriti që të siguronte votat e nevojshme për t’u rikthyer në Kuvend.
Ndërsa sipas burimeve, ish-ligjvënësi socialist është emëruar si zëvendës ministër i Brendshëm.
Vendimi mësohet se u mor gjatë mbledhjes së qeverisë mëngjesin e sotëm.
Jetëshkrimi i deputetit Xhemal Qefalia, Partia Socialiste, Tiranë
© Panorama.al











