Irlandë, skeletet e frikës

Sep 19, 2011 | 12:24

Arkeologët kanë bërë një zbulim të çuditshëm, i cili ngjan me filmat horror. Disa skelete njerëzore të shekullit të tetë janë gjetur me nga një gur të madh në gojë. Studiuesit besojnë se kjo bëhej për të ndaluar të vdekurit të ktheheshin në Tokë si zombi. Kërkimet kanë nisur gjashtë vjet më parë mbi kishat mesjetare në Roskomon, Irlandë. Një grup ekspertësh kanë gjetur aty rreth 120 skelete, që datojnë nga shekulli VII deri në atë XII. Skeletet përshkruhen kështu: kafka shikonte drejt ose anash dhe në gojën e tyre ishte vendosur me forcë një gur i madh i zi. Këto rituale përfshihen edhe në luftën ndaj vampirëve.

© Panorama.al

Te lidhura