Presidenti iranian Masoud Pezeshkian urdhëroi sot (25 maj) rivendosjen e aksesit në internet.
Lajmin e raportuan mediat shtetërore, duke cituar një zëdhënës të ministrisë së komunikimeve.
Shumica e iranianëve kanë qenë pa akses në internet për 87 ditë, që nga fillimi i sulmeve ushtarake SHBA-Izrael kundër Republikës Islamike, sipas observatorit NetBlocks.
Vetëm disa kanë qenë në gjendje të anashkalojnë kufizimet, duke përdorur rrjete VPN të shtrenjta dhe të përparuara.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Fars News Agency, presidenti iranian ka urdhëruar rikthimin e aksesit në internet në të gjithë vendin.
“Dekreti për kthimin e internetit në status quo iu komunikua Ministrisë së Komunikimeve nga Presidenti disa minuta më parë”, citoi agjencia një burim brenda ministrisë.
© Panorama.al












