Irani ka nisur një periudhë stërvitje detare 10-ditore, pikërisht në vendin ku janë vendosur disa luftanije amerikane, duke provokuar ndezjen e një konflikt të ri me SHBA-të. Stërvitja, e emërtuar “Velayat” (epërsi), do të realizohet në ngushticën e Hormuzit dhe pranë Gjirit të Adenit në Detin e Kuq. Admirali Habibollah Sayyari, drejtuesi më i lartë i flotës detare iraniane, tha se stërvitja do të dëshmojë për përgatitjen e lartë dhe kapacitetet mbrojtëse të vendit, duke radhitur si pjesë të “shfaqjes” nëndetëset, torpedinerët, avionët luftarakë dhe raketat.











