Irani do të vazhdojë me planet e tij për pasurimin e uraniumit në një zonë të veçantë të vendosur nën tokë. Deklarata vjen nga një zyrtar iranian, i cili ka bërë me dije se në dispozicion të planit të pasurimit të uraniumit do të vihet një facilitet tjetër, që konsiston në një ndërtim nën tokë dhe ku do të fillojë puna këtë muaj. Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike për Iranin, Fereidoun Abbasi, u shpreh të shtunën në darkë që injektimi i gazit uranium në pajisjet e pasurimit në Fordo do të fillojë para 1 shkurtit. Irani publikoi ekzistencën e një laboratori nën tokë në 2009-n. Ajo është e lokalizuar rrëzë një mali, afër qytetit të shenjtë shi’it, Qom.











