NATO ka përfunduar sot misionin trajnues në Irak. Misioni u mbyll pas prishjes së marrëveshjes për të shtyrë atë, pasi Bagdadi refuzoi t’u jepte imunitet trupave të misionit, nga ndjekja penale.
Misioni trajnues i NATO-s në Irak kishte për qëllim t’i ndihmonte vendit në zhvillimin e forcës së sigurisë.
Që nga nëntori i këtij viti, 120 ushtarë nga 12 shtete ishin të përfaqësuara në këtë forcë. Të gjithë ushtarët tani duhet ta lënë Irakun deri në fund të vitit.











