Sopranoja me famë botërore Inva Mula duket se është në kohën e ndryshimeve të mëdha jo vetëm në jetën private, por edhe në look-un e saj. Pas gati një viti, kur ajo u shfaq me pamje gati 20 vite më të re, ndërsa u dyshua për ndërhyrje, ajo këtë fundvit ka menduar të ndryshojë ngjyrën e përhershme të flokëve, që e kanë identifikuar si një zonjë bionde me sy blu. Në një aktivitet që është mbajtur këto ditë në Tiranë për shpërndarjen e çmimeve për filantropinë, ka rënë në sy look-u i saj i ri, dhe pikërisht ngjyra e flokëve, tashmë në nuancat e karotës. Duket se nga kjo tendencë e re që ka përfshirë pjesën më të madhe të yjeve të muzikës botërore, është joshur edhe Inva, për të bërë këtë ndryshim në pamjen e saj. Inva Mula ndodhet në Shqipëri, ndërsa ka festuar 80-vjetorin e nënës së saj, artistes së njohur Nina Mula. Ndërkohë që para disa ditësh bëri bujë rrëfimi i parë i saj për lidhjen me biznesmenin e pasur kosovar, Et’hem Ramadani, në emision “Opinion” të Blendi Fevziut. Ata rrëfyen për historinë e njohjes dhe lidhjen e dashurisë mes tyre, duke e pranuar për herë të parë se mes tyre ekzistonte një lidhje dhe jo një marrëdhënie pune, ashtu siç sopranoja kishte deklaruar në media më parë.











