Inva dhe Et’hemi dhurojnë 100 mijë euro për Mitrovicën

Jun 10, 2012 | 13:12

Të hënën mbrëma, në lokalet e hotelit ”Emerald” në Prishtinë është organizuar një natë gala për të ndihmuar qytetin e Mirovicës. Të ftuar në këtë natë gala kanë qenë shumë personalitete të njohura nga skena, ekrani dhe politika, të cilët edhe me prezencën e tyre kanë ndihmuar që të grumbullohet një shumë e madhe parash si ndihmë për qytetin e Mitrovicës. Rovena Stefa, Blero, Teuta Kurti, Korab Shaqiri, Mihrije Braha etj., kanë qenë vetëm disa nga këngëtarët të cilët kanë argëtuar publikun dhe teleshikuesit me këngët e tyre, si dhe kanë bërë thirrje për mbledhjen e fondeve për qytetin e ndarë. Kjo natë gala është organizuar nga RTK-ja që përmes telefonatave janë mbledhur të holla. Biznesmenë të ndryshëm kanë ofruar shuma të majme, shifër kjo që brenda disa orëve kishte arrritur deri në 2 milionë euro. Ajo që na zyri syri këtë herë ishte zemërgjerësia e disa prej emrave të biznesit në Kosovë, ku zv. Kryeministri i parë i qeverisë së Kosovës z. Behgjet Pacolli me familjen e tij kanë dhuruar 100 mijë franga, kurse biznesmeni, z. Et’hem Ramadani, me familjen e tij shumën prej 100 mijë eurosh. Ndërsa këngëtarja e njohur Mihrije Braha ka realizuar edhe një këngë me klip kushtuar qytetit të Mitrovicës të titulluar ”Mitrovica ime”. E veshur në një fustan të gjatë ngjyrë të kuqe që simbolizon ngjyrën e dashurisë, këngëtarja Braha xhirimet e klipit i ka realizuar pikërisht në qytetin e lartpërmendur.

© Panorama.al

Te lidhura