TIRANE- Debate mes deputeteve te opozites dhe maxhorances gjate interpelences se ministrit te ekonomise, Nasip Naco per situaten ne minieren e Bulqizes.
Gjate fjales se tij, ministri theksoi se koncensioni i kompanisë ACR është votuar në Kuvend. Ai ka pranuar se kompania nuk ka ktyer te gjitha investimet e perfshira ne kontrate, dhe gjate inspektimeve te bera nga specialistet jane evidentuar probleme. Pikerisht pas tyre, Naco ka deklaruar se kompanise ne fjale i eshte anuluar koncesioni për zonën D.
Ai ka thene se METE i ka kërkuar ACR plotësimin e kushteve dhe se rruga e vetme mbetet dialogu. Sa per greven, Naco ka pranuar se ajo ka vene ne rrezik minieren, sigurine dhe jeten e minatoreve brenda saj dhe per kete eshte kerkuar edhe nderprerja e greves.
Naco ka akuzuar se disa nga drejtuesit e grevës se po spekullojnë me qëllim falimentimin dhe largimin e ACR.
Tahiri
Pas fjales se ministrit, deputeti i PS-se, Sajmir Tahiri ka deklaruar se ne zonen D nuk eshte nderprere puna. Sipas tij, ne Bulqize po konsumohet nje Gerdec i dyte, minatoret punojne ne kushte primitive dhe ne rrezik te larte per jeten. Ai ka thene se nje nga nenkontraktoret e zones D ne miniere eshte vellai i kryetari te bashkise se Bulqizes, nderkohe qe ministria nuk ben kontrollet e duhura duke lejuar favorizime.
“4 licenca në minierë janë të vëllait të kryetarit të bashkisë së Bulqizës, Eduard Keta”- tha Tahiri.
Xhepa
Deputeti i zonës së Buizës Selami Xhepa duke deklaruar se kerkesat e minatoreve jane plotesuar ka shtuar se heqja e administratorit nga ana e firmes eshte nje vendim qe i takon vetem asaj dhe nuk eshte ne doren e qeverise.
“Që nga momenti kur minatorët kanë filluar grevën kam pasur kontakte me ta dhe kompania ka plotësuar rrijten e pagës 20 %. Por cështja është komplekse sa zgjidhet një kërkesë del një tjetër”-tha ai, duke shtuar se historia nis qe me kontratën në 2001 një nga më problematiket.
“Në 2007 është bërë takimi më kryeministrin dhe janë rritur pagat. Nga viti 2007 me presionet e kësaj qeverie janë përmisuar kushtet minatrëve. Nuk ka asnjë të vdekur në dijeninë time, në pjesën që menaxhon ARC”,- tha ai.
© Panorama.al











