Interi pret fituesen e Skonto Riga-Hajduk

Jul 21, 2012 | 12:49

Është hedhur dje në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë të Europa Ligë. E vetmja italiane në lojë është skuadra e Interit, e cila do të përballet me fituesen e takimit Skonto Riga-Hajduk Split, ndërsa sfida e parë ka përfunduar me fitoren e ekipit kroat 2-0. Takimi i dytë do të luhet më datë 26 korrik, ndërkohë që ekipi i Stramaçonit do të luajë më datat 2 dhe 9 gusht. Skuadrat e tjera të mëdha, si për shembull Liverpuli dhe Marseja, presin respektivisht fituesen e Renova (Maqedoni) – Gomel (Bjellorusi) dhe Eskisehirspor (Turqi) – St.Xhonston (Skoci). Për sa u përket përballjeve të tjera, ato janë pak a shumë të barabarta, meqenëse në këtë fazë mbizotërojnë ende skuadrat e dorës së dytë.

© Panorama.al

Te lidhura