Interi/ Maikon dhe Shnajder, drejt lamtumirës

May 26, 2011 | 11:17

Dy protagonistë të tripletës së sezonit të kaluar rrezikojnë që t’i japin lamtumirën Interit. Maikon prej kohësh tashmë nuk ka marrëdhënie të mira me Leonardon dhe duket se ndëshkimi naiv me karton, i marrë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Romës, mund të ketë qenë episodi që i ka dhënë fund gjithçkaje. Finalja e Kupës së Italisë me zikaltrit rrezikon të jetë e fundit edhe për Uesli Shnajderin. Prej kohësh, ai është shënjestër e Mançester Junajtid dhe do të jetë e vështirë për kampionët e botës që t’u rezistojnë ofertave joshëse të Aleks Fergusonit.

© Panorama.al

Te lidhura