Interi kërkon dy ‘gjermanë’ për sulmin

Dec 26, 2011 | 11:34
Klaudio Pizarro

Interi kërkon të bëjë pazar në Gjermani për t’u përforcuar gjatë merkatos së dimrit në sulm. Zikaltrit kanë dy objektiva, të cilët janë të dalluar në Bundesligë, Klaudio Pizarro dhe Marko Rois dhe me nisjen e janarit, do të përpiqen që t’i sjellin ata në Milano. Objektivi kryesor i Interit është peruani, që ka bërë një paraqitje shumë të mirë në kampionat, duke dalë golashënuesi më i mirë i Verder Bremenit. Ndërkohë që drejtuesit zikaltër pëlqejnë edhe talentin gjerman, Marko Rois. Rrethanat janë në favor të Interit, pasi të dy futbollistët duan që në verë të ndërrojnë skuadër. Peruai ka qenë i papërmbajtshëm në sezonin e dimrit. Një nga lojtarët kyçë të Verder Bremenit, Pizarro, ka shënuar 12 gola në kampionat, duke dalë golashënuesi më i mirë në Gjermani. Ndërsa mesfushori i Mynsheglabahut do vendosë për të ardhmen në muajin prill ose maj, ndërsa ka në plan që të largohet në verë.

© Panorama.al

Te lidhura