Interi e gdhin para Trabzonsporit

Sep 14, 2011 | 11:44

Ka bërë një figurë të turpshme kundër Palermos dhe tani pret të korrigjojë gjithçka në debutimin e tij në Ligën e Kampioneve, përballë Trabzonsporit. Trajneri Gasperini me stafin dhe ekipin e tij nuk i ka kaluar mirë orët e fundit, sepse të gjithë së bashku e kanë gdhirë mbrëmjen e së dielës, duke analizuar sfidën me Palermon, me shpresën që kundër turqve në Champions të korrigjojnë gabimet e bëra. Trajneri ka grumbulluar të gjithë ekipin në “Apiano” dhe së bashku kanë ndarë opinionet mbi përforcimin e lojës në të gjitha repartet. Kjo analizë ka zgjatur nga mesnata deri në 3 të mëngjesit të së hënës, por se sa ia ka vlejtur kjo sakrificë, do ta tregojë sfida e sotme. Gasperini ka vendosur që kundër Trabzonsporit të ndryshojë skemë. 3-4-3 që e karakterizonte, tashmë do të transformohet në një 4-3-1-2, sepse në këtë mënyrë Interi duket më i mbuluar veçanërisht në mbrojtje.

© Panorama.al

Te lidhura