Inter, sherr mes Pacinit, Shnajderit dhe Kambiasos

Jan 30, 2012 | 12:14

Herët a vonë mund, për të mos thënë që “bomba” tashmë ka shpërthyer, të lindë një çështje “Shnajder” te Interi. Fantazisti holandez në Leçe tregon se është rikuperuar totalisht në nivel fizik, ndonëse ai duket të jetë dëmtuar rëndë në një pjesë tjetër të trupit… Ashtu siç ka ndodhur edhe me Napolin në ndeshjen e Kupës së Italisë (pas së cilës zikaltrit u eliminuan nga ky kompeticion), numri 10 i skuadrës së Ranierit është mjaft nervoz, si kurrë ndonjëherë në karrierën e tij. Fillimisht ai ka ofenduar me fjalë të ashpra Kambiason gjatë pjesës së parë të takimit. Më pas është nervozuar edhe me Pacinin, kundrejt të cilit ka përdorur fjalë edhe më banale sesa kundrejt Kambiasos, si rrjedhojë e një goditjeje që sulmuesi i skuadrës bëri gjatë një aksioni që mund të ishte finalizuar edhe më mirë. Por nuk përfundon këtu, sepse debati ka vazhduar në tunel dhe brenda dhomave të zhveshjes, ku Shnajder ka vazhduar dialogun ofensiv me Pacinin. Debati ka qenë shumë i ndezur, siç theksohet nga burimet e medias që kanë përgjuar prapa derës, por e vetmja mënyrë që trajneri Klaudio Ranieri kishte për të mbyllur këtë grindje që holandezi mori përsipër të ndizte, ishte ta linte atë në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë, Shnajder nuk zbriti në fushën e lojës, pasi u zëvendësua me argjentinasin Rikardo Alvarez, por në fund Interi humbi sërish.

Serie A
Të shtunën
Katania-Parma    1-1
Juventus-Udineze    2-1
Dje
Fiorentina-Siena    2-1
Roma-Bolonja    1-1
Çezena-Atalanta    0-1
Kievo-Lazio        0-3
Xhenoa-Napoli    3-2
Leçe-Inter        1-0
Palermo-Novara    2-0
Milan-Kaljari    3-0

© Panorama.al

Te lidhura