Inter-Bajern gati shkëmbimi Pandev-Roben

Feb 25, 2011 | 14:29

Të mërkurën në mbrëmje, në tribunat e stadiumit “San Siro” është folur edhe për çështje merkatoje, të cilat u interesojnë shumë Interit dhe gjermanëve. Presidenti i nderit të Bajernit, Karl Hainc Rumenige, ka pasur një bisedë të gjatë me drejtorin sportiv të zikaltërve, Marko Branka, mbi një shkëmbim të mundshëm të Goran Pandevit me Arjen Roben. Sipas medias italiane, Rumenige u ka kërkuar leje drejtuesve të lartë të Interit për të biseduar me menaxherin e Pandevit, pasi fillimisht i ofroi Moratit një shifër prej 8 milionë eurosh, për shërbimet e sulmuesit maqedonas. Nga ana tjetër, Morati ka kërkuar hapjen e tratativave për një kalim të holandezit Roben te skuadra e Interit.

© Panorama.al

Te lidhura