TIRANË- Ambasadorja britanike në vendin tonë, Fiona Mcllwham, duke shprehur mbështetjen e vendit të saj për sistemin tonë të drejtësisë, ka përsëritur faktin se reformimi i tij është një kusht shumë i rëndësishëm për integrimin në BE.
Ajo ka qenë sot e pranishme në Shkollën e Magjistraturës, për përurimin e projektit të trajnimeve për këtë shkollë.
“Mungesa e pavarësisë dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor ka impakt negativ mbi besimin e publikut tek ky sistem. Nuk duhet vetëm të bëhet drejtësi, duhet parë që po bëhet drejtësi”- tha ajo.
Sipas saj, një sistem gjyqësor i fortë dhe i pavarur është një kërkesë që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
© Panorama.al











