Integrimi, Bregu: Do punojmë për gjithë detyrimet

Dec 9, 2011 | 9:54

TIRANË- Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu duke folur në nisje të takimit të katërt ndërparlamentar për stabilizim-asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për plotësimin e gjithë detyrimeve për integrimin.

“Ne do të punojmë për të përmbushur të gjitha detyrimet që janë vendosur nga Bashkimi Europian për integrimin” ka theksuar Bregu, duke lexuar raportin e arritjeve në këtë drejtim. Sipas saj, bojkoti i opozitës nuk krijojë mundësinë për vazhdimin e reformave ndërsa shtoi se pas bojkotit të opozitës reformat po votohen në Parlament.

Takimi nisi me miratimin e draft/axhendës së takimit dhe procesverbalit të mbledhjes së kaluar. Ky takim ka vendosur përballë njëri tjetrit politikanët shqiptarë dhe ata të BE-së sa i përket statusit të vendit kandidat dhe një sërë çështjesh të tjera, ndërsa pritet që në përfundim të dilet edhe me një rezolutë të përbashkët .

© Panorama.al

Te lidhura