Iniesta kërkon një tjetër gol historik

May 28, 2011 | 10:06

Një nga protagonistët e mbrëmjes së sotme pritet të jetë Andres Iniesta. Mesfushori i Barcelonës, së bashku me Ksavin dhe Mesin, janë truri i lojës katalanase. “Finalet janë sfidat që më karikojnë, sepse në të tilla sfida jap gjithmonë më të mirën time. Kjo me Junajtid do të jetë një sfidë e madhe, por ne mund ta fitojmë, sepse i kemi të gjitha armët për ta bërë këtë. Mançesteri më i fortë pa Ronaldon? Tashmë ai ka dy vjet që është larguar, por unë mendoj se skuadra e 2009-s me Kristianon në fushë, ishte më e fortë se kjo e sotmja”.

© Panorama.al

Te lidhura