Inferiorët, “luftë” në plej-out

May 16, 2011 | 11:07

Janë zgjidhur edhe shumë dilema te inferiorët, ndaj java e sotme e fundit edhe në këto kampionate do të luhet më së shumti për play-off dhe play-out. Kështu, në Kategorinë e Parë pritet të mësohet edhe emri i skuadrës së katërt që do të ngjitet direkt në Superiore pas Pogradecit, Kamzës dhe Tomorit. Apolonia dhe Besëlidhja do të kërkojnë që të marrin një biletë direkte në elitën e futbollit shqiptar, por, në bazë të renditjes, fierakët janë shumë më të favorizuar. Madje, këtyre do t’u mjaftonte një barazim në Pukë ndaj Tërbunit ose mjafton që Besëlidhja të mos fitonte me Mamurrasin për të mos luajtur edhe një ndeshje shtesë. Ndërkaq, nga vendi i 14-të e deri te vendi i 10-të, janë të gjithë në garë për t’iu larguar zonës play-out. Më të favorizuara janë Ada dhe Luftëtari, të cilave do t’u mjaftonte nga një barazim në sfidat e tyre, ndërsa zor se i shpëtojnë kësaj ndeshjeje pukjanët (vetëm në rast se Vlora dhe Gramshi humbin). Më keq e ka Gramshi, i cili luan në transfertë ndaj Adës, ndërsa Vlora pret më e qetë Gramozin, pa asnjë motivim dhe pretendim. Në Kategori të Dytë, në të dyja grupet janë zgjidhur skuadrat që do të ngjiten direkt në Kategorinë e Parë: Kukësi dhe Iliria nga grupi A dhe Butrinti e Himara nga grupi B. Ndërkaq, është mësuar edhe skuadra që do të luajë në play-of nga grupi B, Përrenjasi dhe pritet të zyrtarizohet edhe skuadra e grupit A, ku Skrapari është favorit, pasi ka 2 pikë më shumë se Luzi.

Kategoria 1/ Java 30

Dje, ora 16:00
Pogradeci-Burreli    4-2
Raboshta 2′, Eminhazeri 39′, Balla 65′, Elmazi 80’/ Beshka 71′, Kuleni 86′
Sot, ora 16:00
Tërbuni-Apolonia
Vlora-Gramozi
Bilishti-Tomori
Besëlidhja-Mamurrasi
Luftëtari-Partizani
Ada-Gramshi
Lushnja-Kamza

Renditja

Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Pogradeci    30     22     2     6     68
2. Tomori    29     19     3     7     60
3. Kamza     29     17     9     3     60
4. Apolonia     29     18     5     6     59
5. Besëlidhja    29     16     8     5     56
6. Mamurrasi     29     13     3     13     42
7. Gramozi     29     12     3     14     39
8. Lushnja     29     11     3     15     36
9. Burreli     30     10     6     14     36
10. ADA    29     10     4     15     34
11. Luftëtari    29     9     7     13     34
12. Gramshi     29     8     7     14     31
13. Vlora    29     9     4     16     31
14. Tërbuni     29     8     6     15     30
15. Bilishti     29     8     3     18     27
16. Partizani    29     4     5     20     17

© Panorama.al

Te lidhura