
Rreth 94 persona kanë mbetur të vdekur, kur një spital në Kalkuta të Indisë u përfshi nga flakët në mëngjesin e së premtes. Shumica e viktimave ishin pacientë që e kishin të pamundur të lëviznin. Flakët nisën në katin përdhes të spitalit dhe brenda pesë orëve u përhapën në mënyrë të pakontrolluar. Kjo tragjedi në Kalkuta, një qytet që njihet për rënien e flakëve, konsiderohet më e rënda në dekada. Edhe pse nuk është dhënë asnjë konkluzion zyrtar nëse zjarri ishte i vënë me dashje, bashkiaku i Kalkutës, Mamata Banerje, tha se zjarri ishte një krim i tmerrshëm dhe kërkoi ndëshkimin më të ashpër për zjarrvënësit. Në spital figuronin të shtruar 160 pacientë. Shumica e të vdekurve janë asfiksuar nga tymi.











