Qeveria serbe i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara që të hetojë në mënyrë urgjente incidentet e ditëve të fundit në pikën kufitare të Jarinjës, në veri të Kosovës.
“Qeveria ka kërkuar që misionet e EULEX-it dhe të KFOR-it të veprojnë neutrale ndaj statusit të Kosovës”, ka thënë shefi i kabinetit serb për marrëdhënie me mediat, Millivoje Mihajlloviç.
Më tej, ai ka thënë se qeveria serbe mbetet e hapur për dialog.











