TIRANE- Masat organizative që duhet të merren nga Prokuroria Shqiptare për përballimin me sukses të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të 8 majit kane qene ne qender te takimit te zhvilluar sot mes kryeprokurores Ina Rama me drejtuesit e Prokurorive të rretheve si dhe prokurorive të Apelit.
“Në kushtet kur gjatë zhvillimit të kësaj fushate elektorale vihet re një shtim i fenomenit shqetësues të incidenteve që lidhen me zgjedhjet, është e domosdoshme, jo vetëm për ndjeshmërinë e opinionit publik por dhe për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, që Prokuroria t`i përgjigjet kësaj situate me shtimin e gadishmërisë dhe marrjen e masave tekniko-organizative” tha Ina Rama.
Ajo theksoi faktin se Prokuroria Shqiptare, si një institucion i pavarur, duhet të kryejë me paanësi detyrën e saj kushtetuese dhe në të gjitha rastet e shkeljes së ligjit në nivelin e një vepre penale, të kryera qoftë nga zgjedhësit,apo nga anëtarë të organeve që janë të ngarkuara nga ligji me kryerjen e procesit zgjedhor, duhet të garantojë se do të bëjë proces hetimor professional, të paanshëm dhe larg çdo ndikimi politik.
“Gadishmëria e çdo punonjësi, prokuror apo oficer i policisë gjyqësore për t`iu përgjigjur në kohë dhe në lartësinë e duhur çdo rasti që paraqitet, mbetet prioritet kryesor”- tha ajo.
© Panorama.al











