Rama: Kompetencat për hetime, me Kushtetutë

Dec 16, 2011 | 11:40
Kryeprokurorja Ina Rama

POGRADEC- Kryeprokurorja Ina Rama i është përgjigjur sot deklaratës së pak ditëve më parë të ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, sipas të cilit policia duhet të ketë më tepër akses për të hetuar.

“Kompetencat për hetime prokuroria i gëzon nga Kushtetuta, pasi me ligj hetimet i kryen ky organ i drejtësisë. Në rast se policia kërkon më shumë kompetenca në hetimet, duhet parë me cdo kush Kushtetuta”- ka theksuar Ina Rama.

Sipas saj, policia mund të kryejë hetime sepse ka disa kompetenca. Madje, ka një marrëveshje të prokurorëve për marrëdhënie reciproke me policinë në kuadër të hetimeve.

© Panorama.al

Te lidhura