Ina Rama: E vështirë të bëhet drejtësi, duhet vullnet

Jan 24, 2012 | 12:41

Kryeprokurorja Ina Rama ka shprehur mirenjohje per KE dhe EURALIUS për kontributin e dhënë në sistemin e drejtësisë me synim kthimin e besimit të shqiptarëve në drejtësi.

“Të gjithë e dimë që është e vështirë të bëhet drejtësi, kjo është e mundur, por të gjithë duhet të jemi të vendosur se drejtësia përcaktohet nga vullneti dhe përpjekjet tona. Ne do të punojmë shumë për të dhënë më të mirën”- ka deklaruar ajo gjate fjales ne tryezen per drejtesine.

Ajo ka falenderuar per ndihmen qe eshte dhene ne kete drejtim, duke kujtuar gjithe mbeshtetjen me fonde dhe asistence teknike ne nje sere projektesh te rendesishme.

“Ndihma na eshte dhene në cdo kohë që ne e kemi kërkuar. Duam ta kemi në vazhdimësi ndihmën e cmuar te tyre”- ka thene ajo.

© Panorama.al

Te lidhura