
TIRANË- Lojë të pamoralshme mes dy partive të mëdha e ka quajtur deputeti Gazmend Oketa seancën e djeshme për kufizimin e imunitetit përmes ndryshimeve kushtetuese.
Në një deklaratë për mediat, në reagim të zhvillimeve të ditës së djeshme, Oketa ka vlerësuar se nisma për një referendum popullor për kufizimin e imunitetit është një gjë shumë pozitive, por sipas tij, është vec një tallje e Berishës.
Sipas tij, dy forcat e mëdha vetëm pak kohë më parë arritën të gjenin konsensus për një reformë shumë të rëndësishme si është ajo zgjedhore, ndërkohë që dje dëshmuan një tjetër lojë të pamoralshme.











