Këshilli i Mandateve: Ok hetimit të 3 deputetëve

Jan 27, 2012 | 11:00

TIRANË- Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit është shprehur sot dakord për ndjekjen penale të tre deputetëve të PS-së, pas kërkesës së Prokurorisë që kërkon heqjen e imunitetit të tyre si mundësi për vijimin e hetimeve për 21 janarin.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka bërë të ditur se janë caktuar relatorët që do të merren me hartimin e raportit që do i paraqitet Kuvendit, për të votuar kërkesën e prokurorisë për imunitetin e Tom Doshit, Taulant Ballës dhe Besnik Barajt.

Nga PS, relator do të jetë deputeti Damian Gjiknuri dhe nga PD, Viktor Gumi.

Kreu i grupit kuvendor të PS-së, Gramoz Ruci ka deklaruar se deputetet japin dakordësinë për votimin pro heqjes së imunitetit.

“Sot deputetet kanë të drejtë me shkrim ose gojë të paraqesin opsionet, japin dakordësinë këshillit që të votojë pro heqjes së imunitetit. Jemi dakord, relatori jonë do jetë Giknuri. Të përgatitet raporti dhe këshilli të japë mendimin për heqjen e imunitetit”- tha Ruci.

Diten e marte, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mblodhi Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, qe e njoftoi per dosjet e mberritura nga prokuroria, Ajo kerkoi nisje te menjehershme te procedures, ne menyre qe kerkesa per heqjen e imunitetit per ta te behej ne seancen e se enjtes, por nje gje e tille u kundershtua nga kreu i grupit te PS-se, Gramoz Ruci, i cili kerkoi kohe per leximin e dosjeve.

Të hënën Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi në kryesinë e Kuvendit kërkesën për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë për të bërë të mundur sqarimin plotësisht të pozicioneve të tyre në lidhje me ngjarjet e 21 janarit.
“Për të sqaruar plotësisht pozicionin e deputetëve Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla në raport me ngjarjet e datës 21.01.2011, për veprën penale të “organizimit dhe pjesmarjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, lind e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj tyre. Prokuroria e Përgjithshme, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për procedim të 3 deputetëve socialistë”- theksoi kryeprokurorja Ina Rama.

© Panorama.al

Te lidhura