TIRANË- Kryeministri Sali Berisha duke akuzuar kreun e PS-së, Edi Rama për bllokimin e votimit për heqjen e imunitetit, e për pasojë edhe statusin kandidat për në BE ka deklaruar sërish sot se për këtë do të ketë referendum në përputhje me Kushtetutën.
“Kryetari socialist Edi Rama bllokoi për të tretën herë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Bllokimi i heqjes së imunitetit, nuk pengon dot vullnetin e qytetarëve. Rama duhet të mbrojë interesat e socialistëve dhe qytetarëve”, tha Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë.
Sipas tij, rama dje mori përsipër një përgjegjësi të paimagjinueshme duke i thënë Europës se unë nuk pranoj heqjen e imunitetit. “Me fjalë të tjera unë do e mbaj këtë mur si një mur korrupsionit. Dje ai vendos bllokimin e murit të korrupsionit dhe bllokimin statusit të vendit kandidat”- tha Berisha.











