Ilirjan Celibashi tregon si do të njoftohen emigrantët në diasporë për fletët e votimit: Ja çfarë do të përmbajë mesazhi

Apr 16, 2025 | 10:58

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka treguar se si do të njoftohen emigrantët në diasporë për mbërritjen e zarfeve me fletët e votimit.

votime diaspore

Celibashi theksoi se zgjedhësit do të njoftohen përmes lënies së një shënimi nga postierët, mesazhi në telefon apo në e-mail.

“Nëse nuk do të kenë mundësi që fleta e votimit do tu shkojë në banesë, mesazhi do të përmbajë edhe vendin dhe orën e zyrës ku mund të shkojnë ta tërheqin”, theksoi Celibashi.

Sipas kreut të KQZ, kjo e ndihmon procesin dhe rrit shanset e shpërndarjes 110% të fletëve të votimit tek votuesit.

Ilirjan Celibashi: Zgjedhjet do të njoftohen jo vetëm nëpërmjet lënies së një shënimi nga postierët pasi kuptuam që jo në të gjitha shtetet funksionon kështu, shtete të ndryshme edhe pse janë nën 1 kompani aplikojnë standarde të ndryshme të njoftimit të zgjedhësve për dërgesat që u vijnë.

Zgjedhësve do u komunikohet me SMS telefonik ose në e-mail se kur iu mbërrin fleta e votimit, dhe nëse nuk do të kenë mundësi që fleta e votimit do tu shkojë në banesë, mesazhi do të përmbajë edhe vendin dhe orën e zyrës ku mund të shkojnë ta tërheqin.

Kjo e ndihmon procesin dhe rrit shanset e shpërndarjes 110% të fletëve të votimit tek votuesit.

© Panorama.al

Te lidhura