
Seanca në Tiranë, “i forti i Shijakut” braktiset nga mbrojtësi, para Gjykatës me avokat kryesisht.
Gjyqtari: Kryekomisari u vra për shkak të kontrollit të automjetit.
Prokuroria: Neritan Tabaku mbajti dosjen në zyrë nga shkurti 2011.
Pengoi dënimin e Xhakjes pas pafajësisë, hetim gjyqtarit.
Vocaj: Po hetohet mosveprimi i policëve që shoqëronin Tahirajn
Ilir Xhakja, ekzekutori i kryekomisarit Adem Tahiraj, do të qëndrojë i “kyçur” në qeli pa afat, të paktën deri në një vendim tjetër gjyqësor ndaj tij. I akuzuari edhe për tri vepra të tjera penale veç vrasjes së Adem Tahirajt, u paraqit dje në Gjykatën për Krimet e Rënda për caktimin e masës së sigurisë. Në përfundim të saj, gjyqtari i gatshëm, Luan Hazneziri, vendosi masën “arrest me burg” pa afat. Sipas Gjykatës, ngjarja ka ndodhur si pasojë e disa veprimeve që do të kryenin punonjësit e Policisë, mes të cilëve dhe Tahiraj, për bllokimin e automjeteve pa targa. Vetë Xhakja nuk dha asnjë shpjegim përpara gjykatës.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











