“Ilir Metën s’e përjashtojnë dot nga politika”- Presidenti i PL-së nga burgu: E kam nisur fushatën nga qelia numër 5! Do të zgjidhem deputet ndër më të votuarit edhe me pranga në duar

Feb 1, 2025 | 12:18

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se e ka nisur fushatën e tij për zgjedhjet e 11 Majit nga qelia.

Gjatë fjalës në Konventën e Tiranës të PL-së, Meta deklaroi se nuk e përjashtojnë dot nga politika.

Ai theksoi se do të zgjedhet deputet ndër më të votuarit edhe me pranga në duar.

“Ilir Metën nuk e përjashton dot nga politika as Rama, as Dumani. Unë e kam nisur fushatën time edhe nga qelia numër 5 dhe do të zgjidhem deputet ndër më të votuarit edhe me pranga në duar nga qytetarët e qarkut të Tiranës që do të votojnë këtu, por edhe gjitha ata që do votojnë nga emigracioni”, theksoi Meta.

© Panorama.al

Te lidhura