Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj Aktit Normativ të qeverisë që, sipas tij, ul fondet për sektorët kryesorë të vendit. bujqësinë, arsimin dhe shëndetësinë.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se kjo është “përpjekja e fundit e Rilindjes për të shkatërruar sektorët jetikë të vendit”, ndërsa kostoja bie mbi fermerët, mësuesit dhe pacientët.
Sipas tij, heqja e fondeve nga bujqësia, arsimi dhe shëndetësia për t’i kaluar në “projekte aventureske” të mbikëqyrura nga kompani të lidhura me qeveritarët tregon, siç thotë Meta, “fytyrën kriminale të një qeverie që mendon vetëm për vjedhje dhe jo për interesin publik”.
Meta mbyll reagimin e tij duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se “nuk ka pasur kurrë prioritet interesin e qytetarëve, por vetëm babëzinë për pushtet dhe pasuri”.
© Panorama.al












