Ilir Meta flet për herë të parë pas arrestimit! Mban fjalim në Konventën e PL-së, shpalos programin për zgjedhjet e 11 Majit: I kemi përcaktuar qartë 5 prioritetet

Feb 1, 2025 | 12:00

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli sot përmes një audio të regjistruar në Punimet e Konventës së Partisë së Lirisë  në Tiranë.

Meta tha se është kënaqësi që u adresohet shqiptarëve, ndërsa shpalosi programin e PL me 5 prioritet që do u shërbejnë qytetarëve.

Nga burgu, kreu i PL tha se partia e tij ka 5 prioritete kyçe, duke nisur nga ai për 4 milionë shqiptarë plus.

“Ne do ta ndalojmë shpopullimin, duke ulur taksat dhe nënat me dy ose më shumë fëmijë, duke garantuar kredi për çifteve të reja. Do garantojmë transport falas për pensionistët. Do të mbështesim fermerët. Ne duam që Shqipëria të kthehet në fuqi prodhuese”, tha Meta ndër të tjera. 

Më tej ai u shpreh i bindur se qytetarët do t’i  japin përgjigje qeverisë aktuale në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Është kënaqësi të adresohem për herë të parë pas rrëmbimit tim kriminal  nga banditët. Qytetarët do i japin përgjigje kësaj bande, që po i lë pa atdhe. Partia e Lirisë ka 5 prioritete kyçe, që nga ai për 4 milionë shqiptarë plus. Ne do ta ndalojmë shpopullimin, duke ulur taksat dhe nënat me dy ose më shumë fëmijë, duke garantuar kredi për çifteve të reja. Do garantojmë transport falas për pensionistët. Do të mbështesim fermerët. Ne duam që Shqipëria të kthehet në fuqi prodhuese. Do të dhurojmë 20 mijë euro për çdo person që nis biznes të ri. Programi ynë social dhe ekonomik është tërësisht i aplikueshëm.”, tha Meta në fillim të fjalës së tij në Konventën e PL-së në Tiranë.

Ilir Meta u vu në pranga në tetor të vitit të kaluar nga agjentët e BKH-së te Kthesa e Kamzës, teksa po shkonte drejt selisë së partisë.

Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive me një biznesmen që SPAK e identifikon me inicialet S.M, në emër të të cilit është marrë përsipër ndryshimi i një ligji në Kuvendin e Shqipërisë.

Meta akuzohet gjithashtu për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.

Sipas SPAK, akuza të ngjashme ka edhe deputetja Monika Kryemadhi, njëherazi ish- bashkëshorte dhe bashkëpunëtore për dekada e Metës.

© Panorama.al

Te lidhura