Rreth 100 vete kane gjetur vdekjen nga ilaçet e gabuara për zemër, gjatë tri javëve të fundit. Se paku keshtu thone zyrtarët pakistanezë, sipas te cileve disa të sëmurë të tjerë raportohet se janë në spital në gjendje kritike.
Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në qytetin Lahore, të provincës Punxhab.
Një zyrtar i lartë lokal tha se viktimat ishin pacientë të varfër, që kishin marrë ilaçe të lira të prodhimit lokal, për sëmundje të zemrës nga Instituti për Kardiologji në Punxhab (IKP).
Policia ka arrestuar pronarët e tri kompanive farmaceutike të dyshuara për furnizim me barëra.
Doktorët kanë thënë se më se 40 mijë pacientë marrin ilaçe nga IKP-ja, për çdo muaj.
© Panorama.al











