Ikin Mançesterët, kualifikohen Bazeli dhe Napoli

Dec 8, 2011 | 14:43

Mançester Junajtid është eliminuar nga Kupa e Kampioneve pasi është mundur në përballjen e mbrëmshme me Bazelin. Sakaq, Lioni shkatërron Dinamon e Zagrebit dhe i merr me golavarazh kualifikimin Ajaksit. Dramë zvicerane për “djajtë” e drejtuar nga Aleks Ferguson. Edhe pse i mjaftonte një barazim për të kaluar në raundin tjetër të Kupës së Kampioneve, Mançesteri nuk arriti t’i bënte ballë edhe një skuadre si Bazeli, pa shumë histori në Kupat e Europës. Dy gola të shënuar nga Streler dhe Aleksander Frei zhvlerësuan shënjestërn e vetme të Xhons, edhe kjo e sigluar në minutën e fundit të kohës së rregullt. Me këtë rezultat, Bazel iu bashkëngjit Benfikës në grupin C, e cila mundi Otelul Galatin, duke u kualifikuar për më tej. Një fitore të rëndësishme arriti edhe Napoli në Spanjë ndaj Vilarealit, skuadër kjo që nuk kishte asnjë pretendim, pasi nuk ka marrë asnjë pikë në ndeshjet në grup. Fitore mori edhe Mançester Siti ndaj Bajernit të Mynihut, por ky trepikësh nuk i bëri punë skuadrës së Roberto Mançinit, e cila me një pikë më pak se Napoli është e detyruar të vazhdojë aventurën e vet në Ligën e Europës. Surprizë edhe në grupin B, ku Interi “i fali” në një farë mënyre kualifikimin rusëve të CSKA-së së Moskës. Këta të fundit fituan 2-1 në “San Siro” duke u kualifikuar për më tej, edhe për shkak se takimi tjetër në Francë mes Lilës dhe Trambzonsporit përfundoi në barazim pa gola. Kështu Inter dhe CSKA-ja kalojnë për më tej, ndërsa turqit do luajnë në Ligën e Europës. Nuk kaloi pa “dhurata” edhe sfida e Zagrebit, ku një fitore me goleadë e francezëve të Lionit u dha mundësi këtyre të fundit që të barazonin me pikë Ajaksin dhe të kualifikoheshin me golavarazh më të mirë. Ajaksi nuk arriti të merrte qoftë edhe një barazim me Realin, e cila rezultoi si e vetmja skuadër me pikë të plota në ndeshjet në grupe.

CHAMPIONS LEAGUE
Man.Siti-Bajern 2-0
Shënues: D.Silva 36′, J.Touré 52′
Vilareal-Napoli 0-2
Shënues: Inler 65′, Hamsik 76′
Shënim: Kualifikohen Bajern e Napoli, Siti
në Ligën e Evropës.
Grupi B/ Mbrëmë
Inter-CSKA Moskë 1-2
Shënues: Kambiaso 51’/ Doumbia 50′, Berezutski
87′
Lilë-Trabzonspor 0-0
Shënim: Inter i kualifikuar, Trabzonspori 6
pikë, Lila e CSKA 5 pikë.
Grupi C/ Mbrëmë
Bazel-Mançester 2-1
Shënues: Streler 9′, A.Frei 84’/ Xhons 89′
Benfika-Otelul Galati 1-0
Shënues: Kardozo 7′
Shënim: Kualifikohen Banfika e Bazel,
Mançesteri në Ligën e Europës.
Grupi D/ Mbrëmë
Ajaks-Real Madrid 0-3
Shënues: Kalejon 14′, 90′, Higuain 42′
Din.Zagreb-Lion 1-7
Shënues: Kovaçiç 40’/ Gomis 45′, 47′,
52′, 70′, Gonalons 48′, Lisandro 64′, Briand
76′
Shënim: Kualifikohen Reali dhe Lioni, Ajaks
në Ligën e Europës.
Grupi E/ Të martën
Çelsi-Valencia 3-0
Shënues: Drogba 3′, 76′, Ramires 22′
Genk-Leverkusen 1-1
Shënues: Vosen 30’/ Derdijok 79′
Shënim: Kualifikohen Çelsi e Leverkusen,
Valencia në Ligën e Evropës
Grupi F/ Të martën
Dortmund-Marsejë 2-3
Shënues: Blaszikovski 23′, Humels 32′ (p)/
Remi 45′, Ajev 85′, Valbuena 88′
Olimpiakos-Arsenal 3-1
Shënues: Djebur 16′, Torijos 36′, Modesto
89’/ Benajun 57′
Shënim: Kualifikohen Arsenal e Marseja,
Olimpiakos në Ligën e Europës.
Grupi G/ Të martën
APOEL-Shaktar Donetsk 0-2
Shënues: L.Adriano 62′, Seleznjov 78′
Porto-Zenit Petersburg 0-0
Shënim: Kualifikohet APOEL dhe Zenit, Porto
në Ligën e Europës.
Grupi H/ Të martën
Barcelona-BATE Borisov 4-0
Shënues: S.Roberto 35′, Montoja 60′,
Pedro 63′, 88′ (p)
Viktoria Plzen-Milan 2-2
Shënues: Bistron 89′, Duris 90+3’/ Pato
47′, Robinjo 49′
Shënim: Kualifikohen Barcelona e Milan,
Plzen në Ligën e Europës

© Panorama.al

Te lidhura