“Ikën me çantën me dokumente”- Sali Berisha publikon pamjet: Zyra sekrete pa asnjë shenjë elektorale, zyrtarë të lartë qëndruan të fshehur për të drejtuar operacionin e trenit bullgar

May 30, 2025 | 12:35

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar pamje ku sipas tij, faktohet blerja e votës gjatë zgjedhjeve të 11 Majit.

Kryedemokrasti theksoi se u ngritën qendrat paralele elektorale me qendrat e votimit të PS, ku sipas tij, “zyrtarë të niveleve të larta, qëndrojnë të fshehur, klandestinë, për të drejtuar operacionin e trenit bullgar dhe paguar votat që blejnë”.

Berisha deklaroi se zyrat sekrete ishin pa asnjë shenjë elektorale dhe se tentonin të fshihen prapa xhamit.

“Ikën me çantën me dokumente. Kjo, Enkelejda Ymeraj, drejtoreshë qendrore e inovacionit. Me kapuçon se kërkon të maskohet. Një kriminele me detyra të larta. Dhe si ia mbathin, shikoni si ikin…”, u shpreh ai.

Sali Berisha: Mercenarë të paguar bëjnë çdo gjë që të justifikojnë dhe t’u servirin shqiptarëve farsën elektorale si proces zgjedhor.

Këta, edhe njëherë, në minimum mercenarë, që nxijnë letra, shkrime, artikuj dhe të tjerë, janë mashtrues kongenitalë dhe falsifikatorë të paskrupullt.

Ata duan të paraqesin, duan të gjejnë në universin e farsës, ishuj në të cilët pretendojnë se ishte paqja në zgjedhje.

Këtu do paraqes pak qendrat paralele elektorale me qendrat e votimit të PS, ku zyrtarë të niveleve të larta, qëndrojnë të fshehur, klandestinë, për të drejtuar operacionin e trenit bullgar dhe paguar votat që blejnë.

Zyra sekrete pa asnjë shenjë elektorale, në të cilën tentojnë të fshihen prapa xhamit. Ikën me çantën me dokumente.b Kjo, Enkelejda Ymeraj, drejtoreshë qendrore e inovacionit. Me kapuçon se kërkon të maskohet.

Një kriminele me detyra të larta. Dhe si ia mbathin, shikoni si ikin…

Kjo duket si Kokona, po nuk di nëse është ajo apo ndonjë tjetër. Famozja Kokona.

© Panorama.al

Te lidhura