Igumenicë, kapet shqiptari me 10 kg hashash

Dec 24, 2011 | 16:17
Foto ilustruese

IGUMENICË-  Një shqiptar 27 vjecar ndalohet në Igumenicë me 10 kg hashash, gati për ta trafikuar në Itali.

Ai është kapur në portin e Igumenicës, pak orë pasi kishte kaluar kufirin shqiptaro-grek. Droga u gjet e paketuar në 10 pako të mbështjella me letër natriban dhe e shpërndarë në vende të fshehta të makinës. Sipas policisë, droga do të trafikohej në Ankona, me një nga linjat e trageteve. Ndërkohë, mësohet se makina rezulton e vjedhur dhe prandaj shqiptari, veç akuzës së “trafikimit ndërkombëtar të drogës”, do të akuzohet dhe për “vjedhje makinash”.

Deri në datën 24 dhjetor 2011, në Igumenicë dhe Korfuz, janë kapur rreth 3 ton 850 kg “cannabis sativa” e cila vinte nga Shqipëria. Janë arrestuar rreth 43 shtetas, nga të cilët 23 shqiptarë, 15 shtetas grekë, 2 policë të Korfuzit dhe 2 të huaj.

Shpresa DINE

© Panorama.al

Te lidhura