“I tha gazetarit ‘u djegsh në incenerator’”- Berisha për Ramën: Kush të digjet? Ai që bëhet avokati juaj apo ai që ka vjedhur taksat? Janë 130 milionë euro të zhdukura

May 6, 2025 | 18:51

Sali Berisha, gjatë takimit elektoral në Berat, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë, kur në një studio televizive duke iu përgjigjur gazetarit për 130 miionë eurot e djegësit të Tiranës, i tha “u djegshi në incenerator”.

berishaaaa

Berisha ngre pyetjen se kush duhet të digjet “gazetari që bëhet avokati juaj dhe i shtron një pyetje, apo ai që ka vjedhur taksat tuaja?”

Berisha:  Shoh që qytetarët plaçkiten në mënyrën më të pamëshirë nga një grup qeveritarësh, vendorë dhe qendrorë, që nuk kanë të ngopur. Që ndajnë pasuritë tuaja me njëri tjetrin. Që zhdukin qindra milionë euro.

Çfarë i thoshte mbrëmë Edi Rama gazetarit?

Kur gazetari e pyeste; ‘po ai inceneratori 130 milionë euro nuk ekziston dhe paratë janë zhdukur”’ I thoshte gazetarit u djegsh në incinerator. Kush të digjet? Gazetari që bëhet avokati juaj dhe i shtron një pyetje, apo ai që ka vjedhur taksat tuaja. Urdhëroni çfarë përgjigje jep.

Çfarë kuraje ka, tha u djegshi në incinerator. Sikur incenerator ishte një gjë, jo 130 milionë euro. 812 mijë pensione. O miq, 812 mijë pensione janë 130 milionë euro. Apo tjetra, për të larë prapanicën e makinës 10 mijë euro në muaj. Fëmijët tanë vdesin për ilaçe.

© Panorama.al

Te lidhura