I shisnin në TikTok, kush është personi që porositi 18 mijë euro të falsifikuara, do t’i hidhte në qarkullim në Shkodër dhe Mal të Zi! Emrat e të arrestuarve

Nov 23, 2025 | 11:59

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me sekuestrimin e 18 mijë eurove, të dyshuara të falsifikuara.

euro te falsifikuara

Mësohet se Alesio Brungaj dyshohet se ishte personi nga Shkodra që kishte porositur shumat e eurove të falsifikuara dhe do të hidheshin në qarkullim në Shkodër dhe në Mal të Zi.

Serxhio Lala dhe Enis Aliaj si dhe 17 vjeçari i arrestuar dyshohet se përmes faqeve në tik tok shisnin euro të falsifikuara, ku përmes mesazheve në këtë rrjet social kanë komunikuar dhe me të riun nga Shkodra.

Krimi Ekonomik ka disa kallëzime për 17 vjeçarin pasi nuk është rasti i parë i tij në këtë skema.

Të arrestuarit nuk kanë pranuar të flasin, ndërkohë policia vijon hetimet për zbulimin e personave që fshihen pas kartëmonedhave false. Ka dyshime që i mituri dhe të rinjtë e arrestuar përdoren nga persona të tjerë për të shpërndarë eurot false.

Shuma e porositur ishte 18 mije euro, ne prerje te ndryshme.

© Panorama.al

Te lidhura