Sekretari i Shtetit në Këshillin italian të Ministrave, Karlo Malinkoniko, është i pari nga zyrtarët e zgjedhur të kabinetit “Monti” që dha dorëheqjen. Ai kishte qëndruar në një hotel luksoz me shpenzimet e një biznesmeni. Sipas mediave italiane, fatura e qëndrimit të ish-sekretarit në një hotel buzë detit në veri të Romës ishte paguar nga Francesko Maria de Vito Pishiçeli, një biznesmen i bonove të qeverisë italiane, i përfshirë në hetimet e ndihmave për tërmetin në Akuila. Malinkoniko tha se kishte mësuar vetëm tani se biznesmeni Pishiçeli kishte paguar faturën e tij.











