I moshuari e ngacmoi seksualisht, zbardhet dëshmia e 5-vjeçarit

Sep 26, 2011 | 11:37

TIRANE – Zbardhen dëshmitë rrëqethëse të gjykimit në ngarkim të një 69-vjeçari, të akuzuar për ngacmimin seksual ndaj një të mituri 5-vjeçar, në shkurt të vitit 2010 në Tiranë. Behet fjalë për gjykimin me të pandehur Pjetër Ndrevatën, i deklaruar fajtor nga Gjykata për veprën penale të “veprave të turpshme”. Ai u dënua me 3 vjet burg por, për shkak të moshës, Gjykata ia pezulloi ekzekutimin e dënimit me burg të pandehurit Ndrevata, dhe caktoi ndaj tij 3 vjet liri me kusht. Vendimi i zbardhur i gjykatës nxjerr në dritë dëshmitë tronditëse të të miturit, si edhe të personave të tjerë, që kanë pasur dijeni mbi ngjarjen. Në një seancë me dyer të mbyllura, në prani të nënës së tij dhe të psikologes, i mituri ka dëshmuar: “Jetoj me mamin dhe babin. Më përpara kam jetuar në një tjetër vend. Aty afër shtëpisë sime e kishte shtëpinë dhe xhaxhi Pjetri. Unë jam futur një herë në dhomën e xhaxhi Pjetrit. Më tha të futesha në dhomën e tij. Atë ditë isha vetëm. Kërkoja shokun që doja të luaja. Xhaxhi Pjetri mbylli derën me çelës. Ishte një dhomë e vetme dhe e pisët. Nuk më tha gjë. Vetëm se më dha një njëmijëlekëshe metalike. Te dhoma kishte një divan të vogël. Më hoqi pantallonat e shkurtra dhe më pas po më prekte në trup. Unë doja të ikja, por ai s’më lëshoi. Më shtrëngoi pas vetes. Ai rrinte në këmbë anash krevatit. Filloi të më prekte. Më kapte nga trupi të mos ikja dhe me pas me buzë. Unë u tremba shumë dhe i thosha me zë të ulët me lësho, por xhaxhi Pjetri nuk me lëshonte. Dëgjoj  se po thërriste mamaja e një shokut tim. Pjetri hapi derën. Në shtëpi më çoi mamaja e shokut tim”. Po sipas vendimit, në dëshminë e dhënë në proces nga mamaja e 5-vjeçarit thuhej: “Fëmija shpjegonte se kishte marrë një monedhë 100 lekëshe, që ia kishte dhënë Pjetri. Ai shpjegonte se Pjetri i kishte ulur pantallonat dhe e ngacmonte nga prapa. Shpjegimet i bënte me gjeste e veprime, duke demonstruar veprimet që Pjetri kishte kryer me të. Ai thoshte se Pjetri e kishte vendosur para vetes, dhe pasi i kishte ulur pantallonat e afronte pas vetes së tij. Mënyra se si fëmija tregonte ngjarjen dhe emocioni që ai kishte në ato momente, mua si nënë më linte të kuptoja se ai nuk po gënjente, por po tregonte vërtet atë që kishte ndodhur”.                          ar.ba

© Panorama.al

Te lidhura