I mbijetoi sulmit të 7 Tetorit, kush është 24-vjeçarja që do të përfaqësojë Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision”

Jan 23, 2025 | 17:17

Yuval Raphael është artistja 24-vjeçare që do të përfaqësojë Izraelit në festivalin evropian të këngës Eurovision 2025, që do të mbahet në Zvicër në maj të këtij viti.

Yuval Raphael
Yuval Raphael

BBC raporton se 24-vjeçarja është një nga të qytetarët që i mbijetuan sulmit të 7 Tetorit në 2023 nga Hamasi.

Raphael, 24 vjeç, ndodhej në festivalin muzikor Nova kur sulmuesit e Hamasit vranë 360 të rinj pjesëmarrës në festë dhe morën peng 40 të tjerë.

Këngëtarja ka thënë se mbijetoi duke u fshehur nën trupat e pajetë brenda një strehe për tetë orë.

Pasi u shpall fituese për të përfaqësuar Izraelin ne Eurovision 24-vjeçarja tha: “Nuk mund ta shpjegoj se sa e emocionuar dhe sa gati jam! Faleminderit që më bëtë këtë nder të madh dhe më besuat të përfaqësoj vendin tim në skenën e madhe të Eurovisionit në Zvicër.”

Kënga e saj zyrtare do të zbulohet në javët e ardhshme nga transmetuesi publik izraelit Kan, sipas faqes së internetit të Eurovision Song Contest.

© Panorama.al

Te lidhura