I dehuri përplas me makinë tri taksi të parkuara

Sep 7, 2011 | 11:04

TIRANE – Tre taksistë u plagosën në orët e para të mëngjesit të djeshëm, teksa në momentin që qëndronin në taksistë e tyre të parkuara në anë të rrugës, një tjetër automjet humbi kontrollin duke i goditur njëra pas tjetrës. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 04:10 të mëngjesit, pranë urës së ish-Bllokut, te “Shallvaret”. Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit, autori i ngjarjes tashmë i arrestuar, Meladin Sadria, 49 vjeç, ka qenë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me targë AA 022 AF dhe është përplasur me taksitë e parkuara në rrugë. Sipas policisë, shoferi i dehur e ka humbur drejtimin e makinës edhe për shkak se po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Ai ka përplasur taksitë e parkuara në anë të rrugës, makinat me targa TR 208 B, TR 178 C dhe TR 0974 U. Për pasojë, janë aksidentuar taksistët që ndodheshin në mjetet e tyre dhe pasagjerët e mjetit tip “Benz”, Blerim Ajazi, 25 vjeç, Xhaferr Biba, 22 vjeç dhe Ramiz Allaraj, 24 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Ushtarak dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

© Panorama.al

Te lidhura