
VLORE- Një 58- vjeçar gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u hodh nga kati i 5 i një pallati. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës në lagjen “Isa Boletini”.
Fatmir Feta, mësohet se ka qenë i dehur në momentin e hedhjes nga sheshpushimi i shkallëve të katit të pestë të pallatit nr.1280.
Ngjarja, që mendohet se ka qenë aksidentale po hetohet nga policia.
Sipas saj, vdekja e 58- vjeçarit ka qenë e menjëhershme, si pasojë e përplasjes së fortë në tokë dhe lartësisë së madhe. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© Panorama.al











