Hyn në fuqi ora verore, akrepat u zhvendosën 1 orë përpara! Kujdes me gjumin e mëngjesit

Mar 29, 2026 | 7:12

Në orët e para të mëngjesit të së dielës (29 mars) hyri në fuqi ora verore në Shqipëri dhe në shumë vende të Evropës. Në orën 02:00 të mëngjesit, akrepat e orës u zhvendosën një orë përpara, duke shkuar në 03:00.

ndryshimi i ores

Ky ndryshim sjell ditë më të gjata dhe më shumë dritë natyrale në mbrëmje, duke ndikuar pozitivisht në aktivitetet e përditshme dhe kursimin e energjisë elektrike.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë që qytetarët të bëjnë kujdes në ditët e para pas ndryshimit, pasi mund të përjetojnë lodhje apo çrregullime të lehta të gjumit për shkak të përshtatjes së organizmit me orarin e ri.

Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fund të tetorit, kur akrepat do të kthehen sërish një orë pas.

© Panorama.al

Te lidhura