Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, aktori Julian Deda, duke pranuar humbjen e partisë në këto zgjedhje, pohon se edhe demokratët kanë përgjegjësi për rezultatin dhe për këtë duhet të reflektojnë, e madje shpejt.
Ne një postim në profilin e tij në FB, ai shkruan se “PD duhet te beje kujdes nga ata qe nuk kane asnje ndjesi per kete parti por bejne sikur, sepse jane me te demshem se kundershtari”.
Sipas tij, “askush nuk mund te tallet me ate parti dhe ta konsideroje kalim kohe. Prandaj eshte momenti qe demokratet bio, te hyjne ne seline e partise, te mbyllen brenda duke i vene kyçin deres se jashtme dhe ti futen me themel çdo detaji, i cili ne 2017 mund te beje diferencen”.
Postimi i plote
Çdo gje duket me sy te lire.
Partia Demokratike si perfundim i ka humbur zgjedhjet dhe per kete une personalisht nuk kam asnje dyshim. Dikush mund te me thote nje mije arsye per kete humbje, qe mund te largojne pergjegjesine nga vetja, si p.sh. harta e re qe eshte ne disfavor, koalicioni me i madh, blerje votash, presione mbi persona etj etj gjera si keto. Mund te bie dakort me te gjitha, por kjo nuk do te thote qe ne s’kemi faj per kete humbje. Eshte momenti qe demokratet te marrin pergjegjesite qe i takojne pas ketij rezultati dhe duhet bere shpejt. Ndoshta une s’jam “askush” qe ta pretendoj kete, por une mendoj qe duhet te hyje ne veprim “sita” e madhe. Duhet situr gjithçka, qe nga menyra e funksionimit te strukturave ne gjithe vendin, komunikimi, projektet e deri te vete njerezit. E gjitha kjo jo per te larguar apo afruar dike ne parti, por per te vene çdo njeri per aq sa mban ne vendin qe i takon. PD duhet te beje kujdes nga ata qe nuk kane asnje ndjesi per kete parti por bejne sikur, sepse jane me te demshem se kundershtari. E di qe ky eshte nje procesh i veshtire, por DUHET bere per mendimin tim. Partia Demokratike eshte aset kombetar, eshte parti e vlerave dhe e ndryshimeve te medha ne historine e vendit tone dhe kete duhet ta pranojme te gjithe, por ai “demokrat” qe nuk e konsideron te tille nuk ka vend aty. Askush nuk mund te tallet me ate parti dhe ta konsideroje kalim kohe. Prandaj eshte momenti qe demokratet bio, te hyjne ne seline e partise, te mbyllen brenda duke i vene kyçin deres se jashtme dhe ti futen me themel çdo detaji, i cili ne 2017 mund te beje diferencen.
P.s. Urimet e mija te gjithe kandidateve fitues ne 61 bashkite e vendit. Dhe mos harroni se, nese doni qe bashkite tuaja te shkojne ne “drejtimin e duhur”, duhet ti ofroni “me shume sherbim” dhe mbi te gjitha shume “pune dhe dinjitet”.












