Hoxhaj në Kroaci, pozitiv për dialogun teknik

Mar 28, 2011 | 16:31

KROACI- “Kosova do të bëjë gjithçka është e mundur që të ketë rezultate konkrete nga bisedimet që po zhvillohen aktualisht mes Beogradit e Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së”. Deklarata eshte bere nga shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, pas takimit të tij në Zagreb me homologun kroat, Gordan Jandrokoviç.

“Askush nuk mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian nëse ka çështje të hapura me fqinjët. Kjo është arsyeja pse ne i qasemi pozitivisht këtij dialogu dhe do bëjmë gjithçka për të pasur rezultate”, tha Hoxhaj, duke shtuar se “çështja e sovranitetit dhe integritetit territorial për ne janë të mbyllura”.

Homologu kroat shprehu mbështetjen për dialogun teknik Kosovë-Serbi duke shtuar se dëshiron që të gjitha vendet e rajonit të funksionojnë mbi bazën e parimeve të  BE-së, bashkëpunimit, paqes dhe përparimit.

© Panorama.al

Te lidhura