Homazh për Hysen Hakanin

Mar 18, 2011 | 8:44

Sot në orën 12:00, Arkivi Qendror i Filmit zhvillon një takim-homazh për nder të regjisorit të shquar, artistit të merituar Hysen Hakani, “Mjeshtër i Madh”, i cili u nda nga jeta pak javë më parë. Kolegë, familjarë, miq, shokë, njerëz të artit e kulturës, dashamirës të mjeshtrit Hakani do të kujtojnë edhe një herë regjisorin e shquar, autor i rreth 30 filmave artistikë dhe dokumentarë, mes të cilëve “Fëmijët e saj”, “Debatik”, “Toka jonë”, “Njësiti gueril”, “Ndërgjegjja”, “Plaku dhe hasmi” etj.
Hysen Hakani lindi më 28 korrik 1932. Studimet e larta i kreu në BS, ku u diplomua për regjisor në vitin 1957. Nga ky vit u emërua në Kinostudio, ku realizoi shumë filma artistikë, kronika e dokumentarë. U nda nga jeta më 7 shkurt, në moshën 79-vjeçare, por do të kujtohet e do të mbahet mend si regjisori i parë i filmit shqiptar, regjisori që hodhi themelet e kinematografisë së re, bashkëthemelues i artit të shtatë në Shqipëri.

© Panorama.al

Te lidhura