TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar sot viktimat e Holokaustit, në ditën e kujtesës së tyre.
Shqipëria u shndërrua në një strehë të sigurtë në një kohë kur hebrenjtë ndiqeshin nga bisha naziste, shprehet kryeministri në deklaratën e tij. Kombet e lira nderojnë sot kujtimin e miliona viktimave, të cilët u ekzekutuan vetëm për shkak të etnisë dhe fesë. Duke e vlerësuar qëndrimin e Shqipërisë ndaj hebrenjve, kreu i qeverisë shprehet se ky qëndrim ka shërbyer si bazë për miqësinë me kombin hebre.
Ai ka apeluar për të dënuar çdo lloj dhune dhe urrejtje.
Bota sot ka përkujtuar 27 janarin e cila shënjohet si një ditë për të mos harruar Holokaustin dhe viktimat e saj. Në të gjithë botën janë përkujtuar kampet e përqendrimit dhe krematoriumet ku u vranë miliona hebrenje.
© Panorama.al











